E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi Tadic Arrestimi i Mlladic ceshtje kohe

BEOGRAD- Presidenti serb Boris Tadic u shpreh se shpreson qe arrestimi i Ratko Mlladic ish-shefi ushtarak i serbeve te Bosnjes i kerkuar per gjenocid nga drejtesia nderkombetare do te ndodhe ne nje te ardhme te arsyeshme ne nje interviste dhene sot te perditshmes Blic.
Besoj se arrestimi i Ratko Mlladicit eshte nje ceshtje kohe. Permendja e afateve kohore nuk eshte me vend dhe kjo do te ndodhe ne nje te ardhme te arsyeshme deklaroi Tadic.
Presidenti serb theksoi se autoritetet e Beogradit do te vazhdojne perpjekjet per kapjen e Mlladicit me te gjitha menyrat edhe nese Gjykata Penale Nderkombetare e Hages per ish-Jugosllavine ndalon se ekzistuari.
Nuk e dime akoma se ku ndodhet Mlladici por po bejme gjithcka per ta zbuluar dhe arrestuar shtoi Tadic.
Prokurori i TPI-se Serge Brammertz u shpreh te henen se koha kalon per arrestimin e dy te arratisurve te fundit te gjykates Ratko Mlladic dhe Goran Haxhic.
Presidenti i TPI-se Patrick Robinson ka deklaruar ne fund te shtatorit se mbyllja zyrtare e TPI-se eshte parashikuar pas tre-kater vjetesh.
Ratko Mlladic ndodhet ende ne arrati qe pas akuzimit nga drejtesia nderkombetare ne vitin 1995 per gjenocid krime lufte dhe krime kunder njerezimit gjate luftes se Bosnjes 1992-95 sidomos per rolin e luajtur ne masakren e rreth 8.000 burrave dhe adoleshenteve ne Srebrenice ne lindje.
Goran Haxhic eshte nje ish-shef politik i serbeve te Kraocise gjate konfliktit serbo-kroat te viteve 1991-95.
Arratia e Ratko Mlladic pengon perspektivat evropiane te Serbise.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›