E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbi, dy raste te reja me gripin A

Pas nje sportisti australian te infektuar nga virusi H1N1, ne Beograd, qytet ne te cilin organizohet turneu Universiadi, jane konfirmuar edhe dy raste te tjera mes pjesemarresve.

Instituti serb per shendetesine ka konfirmuar se jane infektuar nje sportist qe vinte nga Argjentina dhe nje tjeter nga Uganda.

Te dy personat jane transferuar ne spitalin ushtarak te Beogradit, ku sipas doktoreve per momentin gjendja e tyre eshte e qendrueshme.

Dy rastet e reja e cojne ne 21 numrin e personave te prekur nga gripi i derrave ne Serbi.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›