Serbi eksploziv ne qeline e Milorad Legija

Lajmin e ben te ditur nje oficer i policise serbe sipas te cilit dyshohet se permes ketyre mjeteve Legija po planifikonte arratisjen.
Sipas burimit sasia e eksplozivit ishte futur ne vend te mbushjes me ngjyre te lapsit dhe nuk do te ishte dalluar po te mos ishte kontrolluar nga agjente profesioniste.
Zyrtari i policise deklaron se lapsat me eksploziv mund te jene futur gjate ndonje takimi qe Legija ka bere me te njohurit e tij.
Tani ish-kreu i beretave te kuqe eshte derguar ne nje burg te sigurise se larte ne Pozharevic ku te burgosurit komunikojne me njerezit e tyre te ndare nga nje xham i padepertueshem.
Legija i denuar dy here me nga 40 vjet burg akuzohet per nje numer te madh vrasjesh perfshire ate te ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjic.