E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi huliganet perleshen me policine per paraden gay-pride

Beograd 11 tetor NOA - Perleshje te dhunshme ne Beograd ku grupe te shumta huliganesh kane kerkuar te ndalojne zhvillimin e Gay Pride.

Ne perleshjet me policine jane numeruar 57 te plagosur ndersa shume persona te tjere jane arrestuar.

Manifestimet kane qene kundrejt selise kryesore te Partise Demokratike formacioni politik i presidentit BorisTadic.

Hedhja e sendeve te ndryshme madje ne drejtim te institucionit ka shkaktuar dhe zjarr. Keshtu kane qene te shumte personat qe jane mbledhur dje ne qender te Beogradit per te protestuar manifestimin e nderit te homoseksualeve ne vend.

Grupet anti-gay te perbere nga tifozet e skuadrave te futbollit kane kerkuar te shkaterronin kete parade te homoseksualeve.

Per momentin flitet vetem per dy arrestime por sic eshte bere e ditur jane te shumte personat qe kane perfunduar ne pranga.

Ultrasit kane hedhur bomba molotov kundrejt agjenteve te cilet u jane pergjigjur me ato lotsjellese. Per tu theksuar eshte se mes 57 personave te plagosur 46 prej tyre jane police.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/bota/94-bota/32094-serbi-huliganet-perleshen-me-policine-per-paraden-gay-pridetitleSerbi huliganet perleshen me policine per paraden gay-pridetheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›