E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Serbi përplas me automjet efektivin e policisë në veri të Kosovës, detajet e para

Një qytetar serb i cili po drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit ka përplasur një polic në veri të Kosovës, i cili ishte duke lëvizur në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën e Zveçanit gjatë orëve të vona, mbrëmjen e së shtunës. Punonjësi i policisë ka pësuar lëndime në trup dhe është dërguar për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë autori i ngjarjes është arrestuar nga policia.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›