E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia arreston policet kosovare

Policia serbe ka arrestuar dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Lajmin e ka konfirmuar Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç, sipas të cilit, xhandarmëria serbe ka arrestuar rreth orës 10:30  në rajonin e Merdarës, Shukri Binakun dhe Sami Beqirin.

Daçiç ka thënë se policët kosovarë kanë qenë në territorin e Serbisë dhe kanë kaluar linjën administrative. Ai ka saktësuar se ata kanë pasur pushkë automatike, dy pistoleta dhe pajisje për matjen e largësisë.

Sipas tij kjo është shkelje e marrëveshjes ushtarako-teknike të nënshkruar në Kumanovë në vitin 1999.

“Çfarë kanë kërkuar ata në territorin e Serbisë qendrore dhe në bazë të çfarë marrëveshje?”, ka pyetur Daçiç pasi ka takuar familjarët e policëve serbë të arrestuar në Kosovë dhe të liruar nga burgu.

Daçiç ka thënë se ka kontaktuar me UNMIK-un, KFOR-in dhe EULEX-in që të sqarojnë qëndrimet lidhur me këtë ngjarje. Daçiç ka paralajmëruar masa reciproke pas arrestimit të serbëve në Kosovë. Dy policët janë arrestuar pas dy personave që u arrestuan pak ditë më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›