E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia blen, 3 milionë vaksina kundër AH1N1

BEOGRAD- Autorietet e Shëndetësisë në Serbi kanë urdhëruar 3 milionë vaksina antiviral ndaj gripit të derrit, nga kompania farmaceutike zvicerane Novartis AG, të cilat kapin vlerën e 24 milionë eurove, (36 milionë dollarë)

Zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë thanë se ngarkesa e parë me 500 mijë doza do të mbërrijë muajin tjetër, ndërsa dy ngarkesat e tjera në fillim të vitit të ardhshëm.

Ministria e Shëndetësisë serbe shpalli të mërkurën epideminë e gripit të derrit. Kjo deklaratë pritet që të ndihmojë për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në vendet e tjera të Ballkanit.

Ministria e Shëndetësisë thotë se aktualisht në Serbi, virusi ka prekur 270 persona ndërsa ka shkaktuar 8 të vdekur. Vetëm brenda muajit nëntor u shënaun 130 persona të prekur nga gripi i derrit dhe 2 të vdekur.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›