Serbia e Bosnja bllokojne eksportet kosovare

Biznesmenet kosovare thone se per shkak te bllokimit te eksportit te mallrave ne Serbi dhe Bosnje, bizneset e tyre po shenojne humbje. Te dy keto vende po pengojne hyrjen e prodhimeve kosovare ne territorin e tyre, per shkak te mosnjohjes se vulave te Kosoves.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Problemet me eksportin e mallrave nga Kosova ne Serbi dhe Bosnje jane paraqitur kete muaj, pas kalimit te plote te pergjegjesive ne fushen e doganave nga Misioni i OKB-se te institucionet vendore, kur edhe ka filluar zevendesimi i vulave te UNMIK-ut me ato te Kosoves.
Nderkohe, qeveria e Kosoves ka paralajmeruar te njejtat masa ndaj Serbise dhe Bosnjes. Keshilltari i Ministrit te Ekonomise dhe Financave, Behxhet Haliti tha per BBC se po shqyrtohen mundesite e bllokimit te importit te mallrave nga Serbia dhe Bosnja.
Sipas te dhenave te Ministrise se Ekonomise dhe Financave, eksporti i prodhimeve serbe ne Kosove arrin ne 300 milione euro ne vit, ndersa eksporti i mallrave kosovare ne Serbi eshte me pak se 10 perqind e kesaj shume.