Serbia kërkon tjetër kredi nga FMN-ja

Zyrtarë të qeverisë serbe kanë nisur diskutimet me një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa kërkojnë një hua tjetër të gatshme në rast nevoje për vendin e tyre. Kryeministri serb Mirko Cvetkoviç gjatë një takimi në Beograd me një delegacion të kryesuar nga Alber Jaeger biseduan për një kufizim i rreptë i buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve në të gjitha nivelet e qeverisjes janë të domosdoshme.
Serbia shpreson të arrijë një marrëveshje për një hua paraprake prej 1,4 miliardë dollarësh. Delegacioni i FMN-së do të qëndrojë në Serbi deri në 30 gusht. Bisedimet do të përfshijnë rishikimin e buxhetit të vitit 2011 si dhe një projektbuxhet për vitin 2012.
Tre ditë më parë zëvendëskryeministri i Serbisë tha se vendi i tij do të kërkojë kredi prej një miliard eurosh nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Bozhidar Gjeliç u shpreh se kredia do të jetë një garanci për investitorët e huaj. Serbia më parë ka marrë kredi prej 3 miliardë eurosh nga FMN-ja, e cila ka përfunduar në muajin prill.