E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, kurrë në BE me injorim të Kosovës

PRISHTINE- “Çështja e njohjes do të mbetet e hapur dhe do të shtrohet nëse një ditë Serbia do të jetë e gatshme për tu anëtarësuar në BE, sepse pa normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën Serbia kurrë nuk mund të jetë pjesë e BE-së, u shpreh në një intervistë për RE, zëvendësndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan.

Duke folur për procesin e dialogut Rohan ka thënë se liria e lëvizjes për shembull, shkon në të mirën e njerëzve dhe nëse ka kontroll të kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, do të duhej të ishte edhe në të mirën e Kosovës e Serbisë.
“Është në interesin e të gjithëve të ndërpritet kontrabanda e cila po vazhdon të bëhet, e kështu me radhë. Mendoj se procesi është një gjë pozitive, por ajo që nevojitet janë rezultatet. Nuk janë të nevojshme vetëm marrëveshjet, por është i nevojshëm zbatimi i atyre marrëveshjeve”- thote ai.

Ai thekson se  shpreson që BE-ja si ndërmjetësuese do të bëjë më shumë presion në muajt e ardhshëm rreth arritjes së më shumë marrëveshjeve para se të nisin zgjedhjet serbe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›