Serbia liron dy policet e Kosoves

Dy policët e Kosovës, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri, të rrëmbyer të
shtunën në brezin kufitar me Serbinë nga xhandarmëria serbe, janë liruar
të hënën nga paraburgimi.
Ata i janë dorëzuar EULEX-it dhe janë rikthyer në Kosovë me një automjet të misionit europian per sundimin e ligjit.
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi tha se policët janë liruar pas ndërhyrjes së BE dhe shefi të misionit EULEX-it, Ksavjer De Marnak. Hetimet për rrethanat e arrestimit të dy policëve të Kosovës do të vazhdojnë, por raporti final ka pak gjasa të bëhet publik, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i EULEX-it, Nikolas Hauton.
Ai nuk ka dhënë as ndonjë afat kohor se kur mund të jetë gati raporti në fjalë.