E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia, marreveshje me EULEX per kufijte

Autoritetet serbe dhe kreret e misionit EULEX pritet te nenshkruajne se shpejti nje marreveshje mbi kontrollin e kufijve te Kosoves.

Lajmin e bejne te ditur mediat kosovare, sipas te cilave nje projekt/marreveshje ne kete drejtim eshte miratuar gjate vizites se shefit te Politikes se Jashtme te BE, Havier Solana ne Beograd.

Zyrtaret serbe jane shprehur se kontrolli i efektshem i kufirit te Kosoves eshte thelbesor per te luftuar krimin e organizuar dhe kontrabanden e armeve.

BE propozoi heqjen e vizave per Serbine nese Beogradi ploteson kriteret, mes te cilave edhe ai i mbikeqyrjes se kufijve me Kosoven.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›