Serbia ne krize politike???
Presidenti serb Boris Tadic dhe kryeministri Voisllav Koshtunica kane nisur bisedimet, ne perpjekje per te sheshuar mosmarreveshjet mes tyre lidhur me anetaresimin e Serbise ne Bashkimin Evropian. Mediat serbe e paraqesin kete si nje krize mes dy partive ne koalicionin qeverises serb qe kercenon rikandidimin e Tadicin ne zgjedhjet presidenciale, si dhe fatin e ketij koalicioni. Serbia dhe aktoret politike ne Beograd hera-heres kane pasur mospajtime te ketij karakteri, por gjithmone ato jane pare me shume se sa krize si manovra, pasi kane perkuar me periudha te rendesishme, sikurse koherat e luftes ne Bosnje-Hercegovine, ne Kroaci dhe ne Kosove, kur propozoheshin zgjedhje pas zgjedhjesh dhe ndryshime ne kabinet.
Ne fakt, mosmarreveshjet ne dukje te partnereve ne koalicion, Partise Demokratike te Tadicit dhe Partise Demokratike te Serbise se Koshtunices, nisen ne fillim te ketij muaji, kur Tadici shpalli 20 janarin si daten e zgjedhjeve presidenciale, pa u konsultuar me pare me partneret ne koalicion. Zyrtare nga partia e kryeministrit Koshtunica thone se presidenti veproi ne kete menyre, per shkak te presionit nderkombetar per te zhvilluar procesin zgjedhor perpara se Kosova te shpalle pavaresine, qe do te ndodhe vitin e ardhshem. Tadic kandidon per nje mandat te dyte, dhe besohet se ai do te humbe ne keto zgjedhje kundrejt ultranacionalistit Tomisllav Nikolic, nese Kosova me mbeshtetjen evropiane dhe ate amerikane behet e pavarur. Nje tjeter ceshtje qe ka shkaktuar mesa duket mosmarreveshje mes tyre, eshte dhe anetaresimi i Serbise ne Bashkimin Evropian. Koshtunica po ben presion qe parlamenti serb te miratoje nje rezolute, ne te cilen thuhet se Beogradi nuk do te jete me i interesuar te jete pjese e BE-se, nese blloku do te perkrahe pavaresine e Kosoves. Por properendimori Tadic, i cili tashme ka nisur fushaten e tij elektorale, megjithese eshte kunder pavaresise se Kosoves, ka deklaruar se anetaresimi ne BE duhet te jete prioriteti kryesor i Serbise.