“Serbia neglizhon qëllimisht dialogun”, Ministri Maqedonci: Vuçiç po pret rezultatin e luftës në Ukrainë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës Ejup Maqedonci akuzoi presidentin serb Vuçiq se po neglizhon përmbylljen e procesit të dialogut, pasi sipas tij, po pret rezultatin e luftës në Ukrainë.
“Vlerësojmë që presidenti Vuçiq dhe politika aktuale në Serbi janë duke neglizhuar çështjen e përmbylljes së dialogut, të marrëveshjes me qëllim që të presin rezultatin e luftës në Ukrainë, rezultatin për të marrë anë që ata vlerësojnë që është e mirë për ta.”
Gjatë “Samitit të Ballkanit për dezinformim”, ministri i Mbrojtjes tha se grupet e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë kanë përdorur armatim të prodhuara në fabrikat shtetërore të Serbisë dhe kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë serbë, por edhe rusë.
“Kemi evidencat që këto grupe bazuar në faktet që janë gjetur kanë përdorur armatim të thelluar në fabrikat shtetërore të Republikës së Serbisë, kanë qenë të trajnuar nga instruktorë ushtarakë si dhe dyshojmë që gjatë kësaj periudhe prej që ekziston qendra humanitare ruse në Nish mund të jenë të trajnuar dhe të përgatitur nga kjo qendër.”
Maqedonci njoftoi se Ministria e Mbrojtjes aktualisht po punon për ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike, të cilën pritet ta përurojnë gjatë muajit të ardhshëm. theksoi se janë duke punuar në ndërtimin e një qendre trajnuese kombëtare për sigurinë kibernetike e cila do të inaugurohet më 26 mars.
RTSH