Serbia oreks per pakicat
E merkure 24 Tetor 2012 1609
HARTA E SERBISEShtohet oreksi i Serbise ne lidhje me pakicat qe pretendon se ka ne Shqiperi. Beogradi zyrtar permes ministrit te jashtem qe erdhi ne Tirane premton financime per arsimin te rinjve minoritare dhe investime ne bujqesi kryetaret e shoqatave serbe ne Shqiperi zbardhin takimin me ministrin e jashtem Ivan Merkic ne ambasaden serbe ne Tirane.
Kreu i shoqates ne Libofshe te Fierit Qerem Dulevic deklaron per Vizion Plus se Serbia ka shprehur mbeshtetje financiare per pakicat ne Fier e po ashtu dhe Shkoder. Shoqatat serbe pretendojne se ne Libofshe te Fierit jetojne rreth 2500 banore me origjine serbe ndersa ne Vrak dhe Boric te Shkodres rreth 1 mije banore. Dy vjet me pare qeveria e Serbise nepermjet ambasadorit te saj ne Tirane hapi kurse te gjuhes serbe per femijet e pakicave te pretenduara ne Libofshe te Fierit. Hapja e shkollave dhe pretendimi i qeverise se Serbise per pakica ne territorin e Shqiperise eshte kundershtuar ashper dhe vazhdimisht nga historianet. Sipas tyre ne Shqiperi nuk ka dhe as ekziston minoritet serb. Banoret e Libofshes ne Fier qe sot joshen me financime dhe bursa nga Serbia jane shqiptare te Kosoves nga zona e sanxhakut. Sipas eksperteve te historise sanxhaku ka qene pjese e vilajeteve shqiptare por pas kongresit te Berlinit ajo u morr nga Serbia. Kur shteti serb beri spastrimin etnik te popullsise atje nje pjese e tyre banoreve u vendosen ne Shqiperine e mesme.
Komente
Facebook