E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbia shkel te drejtat e njeriut

Serbia shkel te drejtat e njeriut, ne kete konkluzion ka dale raporti me i fundit i komisionerit te Keshillit te Evropes per te Drejtat e Njeriut, Tomas Hamarberg. Sipas perfaqesuesit te larte shqiptaret qe jetojne ne jug te Serbise ne komunen e Presheves, Medvegjes e Bujanovcit, jane te pakenaqur me zhvillimin ekonomik. Madje ka nje disbalance te theksuar me qytetet e tjera te te Serbise. Ne dokument nenvizohet se ligji per mbrojtjen e te drejtave dhe lirive te minoriteteve kerkon krijimin e keshillave kombetare per minoritetet. Ne Serbi egzizitojne 16 keshilla te tille te krijuar per te perfaqesuar shumicen e minoriteteve. Por nje keshill i tille per minoritetin shqiptar qe jeton ne jug te Serbise nuk eshte krijuar ende. Komisioneri jep nje sere rekomandimesh per permiresimin e te drejtave te njeriut ne Serbi, veçanerisht permiresimin e mardhenieve mes grupimeve etnike shqiptare, serbe e rome ne Luginen e Presheves. Raporti thote se Serbia ka permiresuar ligjin per te mbrojtur te drejtat e njeriut, por zbatimi i tyre ngelet shume i dobet. Ne raport nuk eshte futur arrestimi barbar i 10 shqiptareve ne Presheve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›