E Enjte, 5 Nëntor 2026

Serë kanabisi në Roskovec/ Asgjësohen 500 fidanë, në pranga 46-vjeçari

Një serë me qindra fidanë kanabisi, të mbjella në vazo, e të gatshme për t’u kultivuar në tokë, u zbulua në fshatin Ngjeqar të Fierit.

Policia arrestoi 46-vjeçarin Shaban Refitaj, i cili akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike.

Sera ishte ngritur në një zonë të pyllëzuar pranë liqenit të fshatit, ku agjentët zbuluan rreth 500 fidanëve kanabisi, të cilët u asgjësuan .

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve që policia e Fierit godet tentativat për kultivim të bimëve narkotike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›