E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serena Uilliams ne gjysmefinalen e Wimbledon

Serena Uilliams ka eleminuar kampionen në fuqi të Uimbëlldonit, Petra Kvitova dhe rikthehet si pretendetja kryesore për fitimin e turnet anglez të tenisit.

Në setin e parë cekja nuk arriti për asnjë moment t’i kundërpërgjigjet forcës dhe zgjuarsisë së tenistes amerikane, duke e humbur atë 6-2.

Në të dytin Kvitova fillon të zgjohet nga gjumi duke e vënë në vështirësi Serenën, por atëherë kur dukej se sfida do të shkonte drejt setit të tretë, tenistja ceke i dhuron amerikanes gjysëmfinalen.

Për Serena Uilliams kjo ishte fitorja e 216 e saj në karrierë dhe gjysmëfinalja e 7-të në Uimbëlldon.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›