E Diel, 1 Nëntor 2026

Sergey Lavrov kërcënon Evropën: Nese ata nisin një luftë kundër nesh do përgjigjemi ushtarakisht

Në një intervistë për median NTV ministrii Jashtëm rus Sergei Lavrov ka bërë të qartë se Moska do të jetë e gatshme të ofrojë një përgjigje gjithëpërfshirëse ushtarake  kundrejt Evropës nëse është e nevojshme.

“Nëse Evropa papritur zbaton kërcënimet e saj për t’u përgatitur për luftë kundër nesh dhe nis një sulm ndaj Federatës Ruse, presidenti deklaroi: ky nuk është një operacion ushtarak special nga ana jonë. Do të jetë një përgjigje gjithëpërfshirëse ushtarake me të gjitha mjetet e disponueshme, në përputhje me dokumentet përkatëse doktrinare”, tha Lavrov.

Më parë, kryediplomati rus  vuri  në dukje gjithashtu se Moska  do ta konsideronte vendosjen e trupave dhe objekteve ushtarake perëndimore në territorin ukrainas si ndërhyrje të huaj.

Sipas tij,veprime të tilla do të karakterizoheshin si një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e vendit.

Ndërkohë sulmet ruse me dronë gjatë natës vranë të paktën 4  persona, përfshirë një nënë dhe djalin e saj 10-vjeçar në lindje dhe jug të Ukrainës.

Po ashtu disa persona të tjerë mbetën të plagosur.

Goditjet e një ditë më parë  përfshinë bomba të rënda, thanë zyrtarët, armë që Rusia i ka përdorur për të shkatërruar si pozicionet ukrainase në vijën e frontit, ashtu edhe zonat e banuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›