Seria A Juventus mund Catanian 1-0

Juventusi ka arritur një fitore të rëndësishme në transfertën e vështirë të Katanias duke mundur vendasit me rezultatin e ngushtë 1-0, në javën e nëntë të Serisë A.
Arturo Vidal ishte autori i golit të vetëm të takimit. Mesfushori kilen i kampionëve në fuqi të Italisë shënoi në minutën e 12 të pjesës së dytë të ndeshjes duke i dhënë tre pikët e radhës Zonjës së Vjetër.
Një ndeshje e mbushur me polemika pasi në pjesën e parë Katanias i është anulluar një gol i shënuar nga Bergessio, ndërsa goli i Juventusit erdhi pas një pozicioni jashtë loje (milimetrik) të Niklas Bendtner.
Tashmë Juventus kryeson renditjen e Serisë A me 25 pikë.