E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A Napoli ndalet ne barazim

Napoli u ndal në barazim 1-1 nga Bolonja në ndeshjen e fundit të javës së 18-të të kampionatit italian.

Skuadra mike kaloi e para në avantazh falë një goli të Acquafrescas në minutën e  14' të pjesës së parë dhe falë një gabimi nga mbrojtja e Napolit.

Barazimi do të vinte vetëm në minutën e 71-të me Kavanin që shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një prekje të topit me dorë nga Perez. Penalltia u kontestua mjaft nga lojtarët e Bolonjës.   

Skuadra e Mazzarrit ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 10 më pak se kryesuesit e Juventus.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›