E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A, Roma bllokohet në javën e parë

Ekipi mik ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e parë pas rikthimit në elitën e futbollit italian pas 19 vitesh. Për t’u vlerësuar forma e portierit 41-vjeçar Antonioli, i cili shpëtoi portën nga një gol i sigurt në minutën e 26-të të pjesës së dytë, pas gjuajtjes së Mirko Vuçiniçit.

Të besuarit e Klaudio Ranierit e kërkuan golin me ngulm gjatë gjithë 90-minutëshit, por hasën në një kundërshtar të organizuar. Madje çezena për pak “ngriu” “Olimpikon” dhjetë minuta para fundit të ndeshjes me Erjon Bogdanin. I vetëm përballë portierit, bomberi shqiptar dërgoi topin në rrjetën e jashtme.

Ndërkohë, në ndeshjen që ngriti siparin e Serisë A për sezonin e ri, Udineze u mund 1-0 në fushën e vet nga Xhemova. Goli tripikësh për ekipin kuqeblu u shënua nga mesfushori italian Xhandomeniko Mesto nëntë minuta nga përfundimi i ndeshjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›