E Hënë, 2 Nëntor 2026

Seria A, ja të gjitha verdiktet e sezonit 2024/25

Seria A 2024/25 ka përfunduar zyrtarisht, me ndeshjet e së dielës duke dhënë verdiktet përfundimtare. Me vuajtje të mëdha, Juventus mundi Venezia-n dhe siguroi një vend në Champions League, ndërsa Roma duhet të kënaqet me vendin e pestë, që vlen një vend në Europa League.

Më pas erdhi parakalimi i bujshëm i Fiorentinës ndaj Lacios në vendin e gjashtë (falë renditjes kokë më kokë): Violët në Konferencë. Shpëtojnë Parma dhe Lecce, në Serie B së bashku me Monza shkojnë Empoli dhe Venezia.

Verdiktet e sezonit:

Kampion i Italisë: Napoli

Në Champions League: Napoli, Inter, Atalanta, Juventus

Në Europa League: Bologna (fituese e Kupës së Italisë), Roma

Në Conference League: Fiorentina

Në Serinë B: Monza, Venezia, Empoli

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›