E Diel, 1 Nëntor 2026

Seria A ndizet lufta Champions

Interi mundi Udinezen në transfertë 3-1 dhe 4 ndeshje nga fundi i kampionatit dhe  e sheh veten vetëm 3 pikë larg vendit të tretë, vend që përkthehet me pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Skuadra e Stramacionit, falë dy lojtarëve të rikthyer në formacion, holandezit Sneijder dhe Alvarez zhvleftësoi golin e shënuar nga Danilo për vendasit që në minutën e 6 të takimit. Holandezi shënoi dy herë, në minutën e 10 dhe në minutën e 28, ndërkohë që rezultati i pjesës së parë dhe gjithë takimit do të vulosej nga Alvarez në minutën e 37.

Ndërkohë, në ndeshjet e tjera, Lacio pësoi një humbje shokuese ndaj Novarës, kur u mund me rezultatin 2-1. Ky rezultat rrezikon seriozisht vendin e tretë për bardhekaltërit që mbeten në vend me 55 pikë, një më shumë se Napoli i vendit të katërt e dy se vendi i pestë që tashmë mbahet nga Interi. Lacio-Inter kanë edhe përballjen direkte, e rezervuar për javën e fundit të Serisë A.

Ndërkohë, Roma nuk ka mundur të përfitojë nga humbja e Lacios dhe tashmë objektivin “Champions” e sheh akoma më larg. Verdhekuqtë, pas humbjes së thellë ndaj Juventusit në fundjavë, sot u mposhtën nga Fiorentina, brenda në fushën e tyre me rezultatin 2-1. Kjo humbje  mban Romën në kuotën e 50 pikëve, në vendin e 7 dhe 5 pikë larg Lacios, ndërkohë që Fiorentina përforcion pozitat në tabelë duke iu larguar zonës së ftohtë.

Skuadra që ka përfituar më shumë nga humbja e Lacios dhe e Udinezes (ndaj Interit) është Napoli. Të kaltërit e Maxarrit fituan në transfertë 0-2 ndaj Leces duke u ngjitur në vendin e katër me 54 pikë, -1 nga zona “Champions”.

Në orën 18:00 nisin dy takimet për kreun e Serisë A, ndoshta ndeshje që mund të përcaktojnë edhe kampionatin; Milani pret Xhenoan në San Siro ndërsa Juventusi udhëton drejt Cezenës që mban vendin e fundit të Serisë A.

Bardhezinjtë udhëheqin kampionatin me 71 pikë, ndërsa Milani ndjek me 68.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›