E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seria A sot episodi i 4-t

Pas humbjes me Cezenen dhe barazimit me Katanian Milani do synoje te rikthehet te tri piket ne javen e katert. Perballe do te kete nje kundershtar aspak per tu nenvleresuar Lacion e Edi Rejes qe ne tre ndeshjet e para ka marre gjashte pike dy me teper se kuqezinjte. E vetmja mungese per Alegrin eshte sulmuesi Pato qe ende nuk eshte rikthyer nga demtimi.

Interi do kerkoje te vijoje formen e mire qe shfaqi ne sfiden e fundjaves me Palermon. Perballe zikalterve ne San Siro do te jete Bari. Kapiteni Zaneti eshte lene pushim per kete sfide pas problemit ne stomak ne perfundim te takimit ndaj Palermos diten e diel. Vendin e tij ne mesfushe pritet ta marre Stankovic.

Ne Olimpiko-n e Torinos Juventusi do te perballet me Palermon. Bardhezinjte vijne ne kete sfide pas fitores spektakolare 4-0 ne fushen e Udinezes dhe sot do perpiqen te ruajne vazhdimesine e rezultateve pozitive. Perballe do te kene nje skuader aspak te lehte qe ka treguar se mund ti hape telashe cdo kundershtari.

Roma do synoje tu jape fund rezultateve zhgenjyese dy pike ne tre ndeshje ne sfiden ndaj Breshias ne stadiumin Rigamonti. Skuadra kryeqytetase vjen ne kete perballje me probleme te shumta ku per shkak demtimesh do te mungojne Rise De Rosi dhe kapiteni Francesko Toti. Gjithsesi para ndeshjes Klaudio Ranieri u shpreh optimist per nje fitore.

Cezena e Erjon Bogdanit bashkekryesuese e kampionatit se bashku me Interin shtate pike ka nje transferte te veshtire ndaj Katanias. Sfide interesante eshte edhe ajo e Luixhi Ferrari-t mes Xhenovas dhe Fiorentines nderkohe qe Bolonja pret Udinezen. Ne ndeshjet e tjera Sampdoria udheton drejt Kaljarit Napoli pret Kievon kurse Lece luan ne shtepi me Parmen.

Seria A java e 4-t ora 2045

Bolonja - Udineze
Breshia - Roma
Kaljari - Sampdoria
Katania - Cezena
Xhenova - Fiorentina
Inter - Bari
Lacio - Milan
Lece - Parma
Napoli - Kievo
Juventus - Palermo

2010-09-22 1226

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›