E Enjte, 5 Nëntor 2026

Serie A/ “Demi” nderon “Zikaltërit”, Inter mund “Ujkonjat” në “Stadio Olimpico”

Duket se dopieta ndaj Udinese e zgjoi.

Latuaro Martinez ka udhëhequr “Zikaltërit” e Inter në fitoren e radhës në Serie A, me “demin” argjentinas që shënoi golin e vetëm në fitoren e vështirë në transfertë përballë “Verdhekuqve” të Roma në përballjen e javës së tetë.

“Ylli” argjentinas kapi bukur një top buzë zonës kundërshtare dhe me një goditje perfekte mposhti portierin Svilar, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në minutën e 60’-të.

Falë këtij triumfi Inter ngjitet në vendin e dytë të tabelës, me 17 pikë, dy më pak se Napoli kryesues dhe një më shumë se Juventus pasardhës, me të cilët do të përballen javën e ardhshme në “Derbin e Italisë”, ndërsa Roma mbetet në vendin e dhjetë me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›