E Hënë, 2 Nëntor 2026

Serie A, Napoli shpallet kampion i Italisë për herë të katërt në histori

Një gol i McTominit dhe i Lukakut në secilën pjesë i kanë siguruar Napolin fitoren përballë Kaljarit dhe titullin e katërt kampion në historinë e klubit në Serie A. Të besuarit e Kontes kanë kompletuar një mrekulli të vërtetë duke mposhtur një ekip si Interi në këtë garë të vendosur vetëm në javën e fundit të kampionatit.

Interi mundi 2-0 Komon, por triumfi i ekipit kampan bëri që shampanja të hapej në Napoli dhe jo në Milano. Kështu ekipi i drejtuar nga Antonio Konte mbyll me sukses një sezon që nisi pa shumë pretendime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›