E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet në pikat kufitare (EMRAT)

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka fitmosur të tjera lëvizje brenda strukturave të uniformave blu.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, mëson se Arbër Zemani është emëruar Drejtori i Kufirit Vlorë, ndërsa drejtori i Kufirit Vlorë është emëruar specialist te Drejtoria e Antiterrorit.

Ndërsa Agim Basha nga akademia u emërua Drejtori i Kufirit Shkodër.

Altin Lila u emërua Drejtor i Kufirit Durrës, ndërsa Drejtori i Kufirit Durrës Ermal Lila u emërua specialist në Drejtorinë e Policisë së Shtetit.

Ndërkohë Alfred Cenaj u emërua shef i komisariatit të Policisë nr.2 Tiranë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›