Sërish dhunë pranë ministrisë/ Mblidhen sërish njerëz. Thonë që janë studentë

TIRANË- Gurë, copa betoni të shkëputura nga trotuaret dhe kosha mbeturinash të përfshirë nga flakët. Kjo është panorama e protestes se studenteve qe po mbahet perpara godines se Ministrise së Arsimit në rrugën e Kavajës.
Të rinjt, disa prej të cilëve të maskuar, kanë përdorur forcën, duke hedhur sende të forta drejt forcave të policisë por edhe drejt godinës së ministrisë.
Si pasojë e gjuajtjeve me gurë dhe kundërpërgjigjes së policisë me ujë e gaz lotsjellës, rruga mbetet e bllokuar dhe e mbuluar nga mbetjet e trotuareve të shkatërruara
Policia ka bërë thirrje për distancim nga veprimet e dhunshme, duke theksuar se e drejta për të protestuar duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore pa dhune. Ndërsa protesta nuk ka përfunduar ende, situata vijon të ndiqet nga forcat e rendit
Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë thotë se pas protestës, në spitalet e Tiranës janë paraqitur 4 protestues dhe 1 efektiv policie.
Në Spitalin e Traumës, një protestues po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa efektivi i policisë është larguar pas marrjes së trajtimit mjekësor.
Në QSUT janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta, dy prej të cilëve janë larguar nga spitali, ndërsa i 3 vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën /abcnews.al