E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish flakë në vendgrumbullimin e mbetjeve në Fushë Krujë, dyshohet për zjarr të qëllimshëm

Për të dytën herë brenda këtij muaji, vendgrumbullimi i mbetjeve në Kameras është përfshirë nga flakët.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, ndërsa ende nuk dihen autorët apo rrethanat e plota të ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Krujës, të cilat po punojnë për izolimin dhe vënien nën kontroll të flakëve.

Përsëritja e rasteve brenda një periudhe të shkurtër ngre dyshime për zjarrvënie të qëllimshme në këtë pikë të grumbullimit të mbetjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›