E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serish lekundje te tokes ne Itali

Vazhdon të dridhet me një intensitet të caktuar, toka në Modena. Rreth orës 16:58 ka pasur një tërmet me fuqi 4.0. të shkallës Rihter, epiqendra ishte mes Novit të Modenas, dhe Rolo të Reggio Emilias, në kufi të zonës ku janë shkaktuar dëmet më serioze të tërmetit të hënën.

Tërmeti u ndje dukshëm edhe në zona të tjera përfshi edhe Bolonjën.

Ndërkohë që tentohet rikthimi në normalitet, ka nisur llogaritja e dëmeve të shkaktuara përmes inspektimeve të shtëpive dhe impianteve industriale të prekura nga tërmeti në Emilia.

Shtatëmbëdhjetë ishin viktimat e së martës së kaluar me zbulimin e kufomës së fundit që mungonte të enjten. Ndërkohë periudha kohore mes 48-72 orëve do të jetë vendimtare për të vlerësuar vazhdimësinë për shëndetin e Livianës, gruas  65 vjecare që u nxorr e gjallë në 29 maj nga rrënojat e shtëpisë së saj në Cavezzo.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›