E Diel, 1 Nëntor 2026

Sërish në zgjedhje më 25 qershor, Greqia emëron Kryeministrin e përkohshëm, ja kush është magjistrati që do drejtojë shtetin

Sërish në zgjedhje më 25 qershor, Greqia emëron

Ioannis Sarmas do të jetë kryeministri në detyrë në Greqi deri në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ioannis Sarmas ka shpërbyer për 36 vite si gjyqësor, si në Këshillin e Shtetit ashtu edhe në Gjykatën e Audituesve, ndrërsa sot presidetja e Greqisë Ekaterini Sakellaropoulou dekretoi si kryeministër të përkohshëm Sarmas-in.

Ioannis Sarmas nga viti 2019 e deri më sot, pra për 4 vjet, ka qenë kryetar i Gjykatës së Lartë Fiskale dhe sipas Kushtetutës është një nga tre kryetarët e Gjykatave të Lartë që mund të emërohet ushtrues detyre i kryeministrit në përputhje me ligjin.

Kujtojmë që pak ditë më parë u mbajtën zgjedhjet në Greqi, ku Demokracia e Re fitoi 40% të votave, por që nuk pranoi të bëntë një koalicion. Kështu që tashmë kanë nisur procedurat në rast mosformimi qeverie nga asnjë parti apo koalicion.

Në 25 qershor do të zhvillohet raundi i dytë zgjedhor me ligjin elektoral që parashikon mandate bonus për partinë që fiton përqindjen më të lartë të votave.

Nëse Demokracia e Re ka të njëjtin rezultat edhe në zgjedhjet e 25 qershorit, atëherë me zgjedhjet e reja fiton 30 deputetë bonus, nga 146 në 176. Kështu, Greqia do të ketë qeveri të pavarur, me urdhër mandati 4-vjeçar.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›