Sërish protesta për energjinë në Kukës, sulmohet nënstacioni
Kukës- Pas bllokimit të rrugës së Kombit, banorët e Kukësit u janë rikthyer protestave për mungesën e energjisë elektrike, madje kanë hyrë edhe në nënstacion.
Punonjësit e nënstacionit kanë stakuar të gjithë pajisjet duke ndërprerë energjinë në të gjithë Kukësin, pasi banorët e komunave Tërthore, Shtiqen dhe Bicaj, tentuan të sulmonin godinën.
Sipas CEZ-it shkak i ndërprerjes së energjisë është mospagesa e saj nga ana e banorëve, ndërsa vetë baorët shprehen se nuk do ta paguajnë deri sa të marrin shpërblimin për tokën që është zënë nga liqeni i Fierzës. Për qetësimin e situatës u desh ndërhyrja e policisë, ndërsa më pas është bërë dhe rikthimi i energjisë për qytetin e Kukësit.
Pak ditë më parë të njëjtët banorë bllokuan autostradën Durrës-Kukës, për këtë arsye ndërhynë forcat speciale sepse ata filluan të qëllonin me gurë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.
/IDEA/