E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sërish tensione e viktima në Kashmir

India është akuzuar se e ka vrarë një civil pakistanez në një sulm të pa-provokuar në Kashmir.

Ky është një nga sulmet në serinë e re të përleshjeve në zonën e kontestuar të Himalajeve.

Një zyrtar ushtarak pakistanez, është cituar duke thënë se trupat indiane kanë sulmuar të hënën tre zona përgjatë zonës së kufirit që njihet si Linja e Kontrollit.

Zyrtari ka shtuar se trupat pakistaneze i janë përgjigjur sulmit indian.

Zyrtarët indian ende nuk i kanë komentuar këto akuza.

Tensionet përgjatë kufirit që ndan Kashmirin janë rikthyer më 6 gusht kur pesë ushtarë indian janë sulmuar dhe vrarë.

Nju Delhi ka fajësuar Pakistanin për sulmin, ndërsa këta të fundit e kanë hedhur poshtë akuzën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›