E Martë, 3 Nëntor 2026

Sërish tensione në Kuvend, opozita përmbys karriget dhe ndez flakadanë, përplaset me Gardën

Deputetët demokratë të grupimit të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë vijuar me të njëjtin skenar për të penguar zhvillimin normal të seancave plenare, duke gurmbulluar karriget dhe duke ndezur flakadanë.

Megjithatë, sikurse edhe në seancat e kaluara, Kuvendi ka vijuar me punimet, teksa në seancën e sotme  (7 nëntor) u miratua vetëm me votat e maxhorancës Buxheti i 2024-ës, I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, teksa seanca zgjati vetëm 8 minuta.

Demokratët nisën grumbullimin e karrigeve para foltores së Kuvendit, para se të fillonte seanca duke sjellë kështu përplasje me gardistët të cilët tentuan zhvendosjen e karrigeve.

Ka qenë deputeti Ervin Salianji ai i cili është përplasur me një prej gardistëve, si dhe duke i drejtuar fjalë fyese.

Skenari i deputetëve demokratë për protesta dhe pengim të zhvillimit normal të punimeve të Kuvendit është paralajmëruar edhe më herët, pasi sipas tyre, Parlamenti shqiptar ndodhet në kushtet e një anormaliteti.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›