E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sesioni i 47-të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut miratoi rezolutën e paraqitur nga Kina

Të hënën, Sesioni i 47-të të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi rezolutën “Zhvillimi kontribuon në gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut” të paraqitur nga Kina.

Rezoluta ritheksoi se zhvillimi ka një kontribut të rëndësishëm në gëzim e të gjitha të drejtave të njeriut, qëllimi i zhvillimit është të rrisë mirëqenien e të gjithë njerëzve dhe çdo vend duhet të realizojë aspiratën e popujve për një jetë më të mirë. Rezoluta mirëpret përpjekjet e jashtëzakonshme dhe arritjet madhore të bëra nga të gjitha vendet në promovimin e zhvillimit të vazhdueshëm dhe zhdukjen e varfërisë. Rezoluta i bëri thirrje të gjitha vendeve të realizojnë zhvillimin e përqendruar te populli, zhvillimi i përket popullit, zhvillimi varet nga populli dhe populli gëzon arritjet e zhvillimit. Ajo gjithashtu i bëri thirrje çdo vendi të forcojë zhvillimin e vazhdueshëm, për të gëzuar më mirë të drejtat e njeriut dhe të promovojnë gëzimin e barabartë të mundësive të zhvillimit.

foto nga VCG

Ambasadori Chen Xu, si përfaqësuesi i Përherëshëm i Kinës në OKB-në paraqiti projekt-rezolutën se zhvillimi është tema e përjetshme në shoqërisë njerëzore dhe çelësi për zgjdhjen e të gjitha problemeve. Vetëm me një zhvillim më të mirë, ne mund të promovojnë dhe mbrojmë të drejtat e njeriut. Aktualisht, pandemia COVID-19 është përhapur në mbarë botën gjë që shkaktuar ndikim serioz në zhvillimin ekonomik dhe gëzimin e të drejtat e njeriut të çdo vendeve. Përballë sfidave të rënda, çdo vend duhet të bashkëpunojë dhe të luftojë së bashku kundër pandemisë, ndërkohë që nxitet zhvillimi i vazhdueshëm, veçanërisht mbi zhdukjen e varfërisë. Lidhur me këtë, Kina dhe vendet e tjera propozuan bashkërisht projekt-rezolutën “Zhvillimi kontribuon në gëzimin e të gjitha të drejtave të njeriut”, duke shpresuar se kjo rezolutë mund të ndihmojë çdo palë të krijojë konsensus, të nxisë zhvillimin e vazhdueshëm së bashku dhe gëzimin universal të të drejtave njerëzore.

Venezuela, Pakistani, Kuba, Kameruni dhe vende të tjera e vlerësuan Kinën për paraqitjen e kësaj projekt-rezolute, duke e falënderuar ekonominë e dytë më të madhe në botë për rolin e saj udhëheqës dhe theksuan se zhvillimi është jetik për çdo vend, veçanërisht për ato në zhvillim, prandaj të gjithat vendet duhet të forcojnë bashkëpunim ndërkombëtar, të eliminojnë varfërinë dhe pabarazinë dhe të mbrojnë të drejtat e njeriut në mënyrën efektive. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›