E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sesioni i ri parlamentar nis me tensione, opozita “pushton” foltoren e Kuvendit

Kuvendi nis sot, zyrtarisht punimet e sesionit të dytë të legjislaturës së 11-të. Megjithatë edhe këtë të hënë, në këtë sesion i ri nisi me tensione dhe përplasje.

Deputetët e opozitës, bllokuan foltoren e Kuvendit, i pranishëm edhe kreu i PD, Sali Berisha.

Pak më herët, u mbajt mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ku u diskutua për kalendarin dhe programin e punimeve për javët e ardhshme.

Për seancën e sotme, rendi i ditës parashikon vetëm anën formale të nisjes së punimeve, ku, krahas fjalës hapëse që pritet të mbahet nga kryeparlamentari Niko Peleshi, do të miratohet edhe kalendari dhe programi i punimeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›