E Martë, 3 Nëntor 2026

Seuli nuk ka besim tek Inteligjenca Artificiale kineze: Dyshojmë se mbledh të dhënat

Qeveria e Koresë së Jugut ka pezulluar përkohësisht shërbimin lokal të aplikacionit kinez të inteligjencës artificiale DeepSeek, për shkak të shqetësimeve për praktikat e saj të mbledhjes së të dhënave.

Zyrtarët thanë se shërbimi u bllokua të shtunën dhe do të riaktivizohet vetëm pasi të janë bërë përmirësimet e nevojshme për të mbrojtur privatësinë, në përputhje me ligjin e Koresë së Jugut.

Ndalimi erdhi pasi disa departamente dhe agjenci qeveritare ndaluan hyrjen në DeepSeek për shqetësimet e privatësisë.

Deepseek më herët është ndaluar të përdoret dhe në Holandë, Teksas, Itali, Australi, Tajvani.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›