Severin Qeveria te zgjidhe krizen politike

Zevendespresidenti i grupit te socialisteve dhe demokrateve ne Parlamentin Europian Adrian Severin ka deklaruar se qeveria shqiptare duhet te zgjidhe krizen politike ne te mire te integrimit te vendit.
Duke iu referuar krizes politike ne Shqiperi dhe ofertes me te fundit te PS-se Severin ka theksuar se ne kete moment topi eshte ne fushen e qeverise dhe per kete arsye e gjithe pergjegjesia per hapat e metejshme bie mbi qeverine shqiptare.
Shpresoj se pergjigja do te jete pozitive dhe se nisur nga kjo pergjigje ne mund te punojme per te arritur nje stabilitet te mirefillte politik ne vend dhe jo thjesht nje stabilitet ne dukje dhe me kete stabilitet ne mund te vazhdojme me tej me negociatat dhe mbeshtetjen e perbashket per te permbushur hapat dhe per te arritur standardet per futjen e vendit ne BE theksoi Severin.