E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sezoni i mbjelljes së perimeve – Rritet interesimi për blerjen e farave, kryesisht të patates

Në farmacitë bujqësore që operojnë në Kukës, ka filluar të rritet interesimi nga fermerët për blerjen e farave të perimeve që janë aktualisht në fazën e mbjelljes, siç janë patatja, qepa dhe perime të tjera të ngjashme. Sipas informacionit të dhënë nga farmacitë bujqësore, çmimet janë në ulje krahasuar me një vit më parë.

Përveç farave, pritet që brenda dy javësh në treg të dalin edhe fidanët e perimeve si specat, trangujt dhe domatet.

Në varësi të kushteve të motit dhe zhvillimeve të mëtejshme në treg, fermerët që merren me kultivimin e perimeve kanë afat për mbjellje gjatë gjithë muajit prill. Sipas specialistëve, mbjellja e perimeve në kohë siguron një rendiment të mirë, duke mos shmangur përdorimin e plehrave kimikë dhe organikë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›