E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni i ri në TK nis me premierën e "Elektra"

"Elektra" do te jete premiera e cila do te cele vitin 2010 ne Teatrin Kombetar... nje kryeveper klasike e cila do te vije ne skene nen regjine e Adonis Filipit… nje kalendar ambicioz qe do te kete gershetim te kryeveprave te antikitetit do te jete ai ne Tetarin Kombetar ka thene perpara gazetareve drejtori Kristaq Skrami.

"Kalendari artistik i Teatrit Kombetar per 2010 duke patur
parasysh premiera veprat qe kemi perzgjedhur do te jete nga kalendaret
me ambicioze, duke nisur nga "Elektra", e cila eshte nje nga kryeveprat e
antikitetit, qe vihet pothuaj ne te gjitha Teatret Kombetar. Pastaj me
Pirandellon, "6 personazhe kerkojne autor", kryeveper te cilen vete
Pirandello e ka quajtur nje nga veprat me te mira te tij. Do vazhdojme
me nje bashkepunim serioz dhe cilesor i cili do te jete me nje nga
regjisoret me te njohur ne Greqi, por dhe ne Evrope, Jorgo Qimuli", beri
te ditur Kristaq Skrami, drejtor i TK-se.

Ndersa pas 1 viti do
te vijohet me dramaturgji shqiptare, ndersa pas 5 vjetesh do te startoje
edhe festivali kombetar i teatrit. "Prej rreth 1 muaji kam njoftuar te
gjithe autoret shqiptare, regjisoret shqiptare me ane te nje letre, ku i
njoftoj qe brenda dates 13 shkurt ata te paraqesin veprat e tyre",
vijoi Skrami. "Elektra" pritet te shfaqet ne TK ne fund te muajit
shkurt…

Vilma Masha

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›