E Diel, 1 Nëntor 2026

Sezoni, paralajmërimi i Ramës/ Kryeministri operatorëve turistike: Mos ngrini çmimet, do t’i bëni gropën vetes!

VLORË- Në prag të  hapjes së sezonit  turistik për këtë verë kryeministri Edi Rama paralajmëroi operatorët që të mos abuzojnë me çmimet.Në një takim me sipërmarrës të turizmit në Vlorë kreu i qeverisë tha se nëse çmimet do të jenë më të larta se shërbimi që ofrohet do tu kthehet në boomerang për aktivitetin.

Sqaroi se ishulli i Sazanit nuk do të shitet pasi shteti do të jetë përfaqësues dhe nuk do të jetë I mbyllur për qytetarët

Kryeministri tha se shifrat e turistëve në muajt e parë të këtij viti  janë optimiste.

Ekonomia shqiptare përfitoi 5.7 miliarde euro nga turizmi gjatë vitit të kaluar  ndërsa konsiderohet një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. /abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›