Sezoni turistik/ Manastirliu: 30 qendra shëndetësore verore në zonat turistike bregdetare dhe malore

Tridhjetë qendra shëndetësore verore do të hapen më 15 qershor në zonat turistike bregdetare dhe malore në vend.
Kështu ka bërë me dije Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha se është një masë për të garantuar kujdes shëndetësor për pushuesit dhe turistët.
“30 qendra shëndetësore verore do të hapen më 15 Qershor në zonat turistike bregdetare dhe malore, për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për pushuesit dhe turistët që do të frekuentojnë Shqipërinë këtë sezon veror”, shkruan Manastirliu.
Prej 9 vitesh qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug, në bregdet, por edhe në zonat malore, ku gjithashtu numri dhe fluksi i turistëve dhe i pushuesve rritet, hapen çdo 15 Qershor. Këtë vit është shtuar edhe një qendër e re shëndetësore verore në Spille dhe janë në total 30 qendra shëndetësore verore 24 orëshe të hapura në të gjithë vendin, nga veriu në jug, nga zonat turistike malore në bregedet përgjatë sezonit turistik veror gjatë periudhës 15 Qershor–15 Shtator.
/rtsh.al/