E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sezoni turistik, Rama: Rritje prej 42% krahasuar me vitin e kaluar, 23% e vizitorëve janë të huaj

Kryeministri Edi Rama thotë se krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i turistëve ka njohur një rritje prej 42%, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.

Ndër të tjera Rama ka zbuluar edhe 5 destinacionet që janë më të preferuara për turistët në vendin tonë.

“Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj. Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë: Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë, Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë, Parku, Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë, Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë, Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë”, shkruan Rama në Facebook.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›