E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sezoni turistik, kufizohet në fundjavë lëvizja për kamionët e mallrave Shqipëri-Kosovë

PRISHTINË, 28 qershor /ATSH/ Mjetet e transportit të mallrave do të jenë më të kufizuara për të lëvizur gjatë fundjavës drejt Kosovës dhe anasjelltas.

Udhëzimi i përbashkët mes Shqipërisë dhe Kosovës për kufizimin e lëvizjes gjatë fundjavës ka ndryshuar. Nëse të shtunën lejohej lëvizja e kamionëve nga ora 12:00 deri në orën 16:00, tani nuk do të lejohet në asnjë orë të ditës.

Konkretisht, të premten ndalohet lëvizja nga gjatë fashës orare 15:00-24:00. Të shtunën dhe të dielën, duke filluar nga ora  07:00 deri në orën 24:00. Udhëzimi i ri hyn në fuqi nga kjo fundjavë.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›