E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sezoni turistik në Lezhë, Ndreu: Gatishmëri maksimale, prioritet pastërtia

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Prej 1 qershorit rreth 150 punonjës dhe 25 mjete do të jenë në dispozicion të zonave bregdetare nga Shëngjini në Tale, për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu zhvilloi të premten një takim në sheshin para bashkisë me të gjithë stafin, i cili do të kujdeset për sezonin turistik. Ndreu kërkoi angazhim maksimal, pasi e cilësoi turizmin si një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të Lezhës. Ai tha se qyteti i Lezhës ofron jo vetëm turizmin bregdetar, por edhe atë kulturor, malor dhe kulinar.

“Të gjitha shërbimet për sezonin turistikë, të gjithë kapacitet njerëzore të shërbimeve, por dhe të drejtorive të tjera që implikohen me sezonin turistik, të gjitha mjetet që kemi në dispozicion, e gjithë elita drejtuese e bashkisë, por edhe institucioneve të tjera të Lezhës, me të cilat kam komunikuar dje, do të jetë në dispozicion të interpretimit të një sezonit turistik, që pa diskutim do duhet të jetë histori suksesi”, theksoi Ndreu.

“Kërkojë nga ju që ta merrni seriozisht, sepse turizmi është shtylla kryesore e ekonomisë sonë. Gjatë këtij sezoni pritet një dyndje shumë e madhe. Ne do na duhet ti dalim përpare me të gjithë spektrin e shërbimeve që duhet ti japim atje dhe kujdesin që duhet të tregojmë se si mund ta menaxhojmë me sukses. Kemi identifikuar disa problematika që gjatë pjesës së parë të qershorit, duke nisur nga nesër duhet të ezaurohen. Duhet të identifikojmë çdo ditë problematika dhe të përmirësojmë sa të kemi mundësi.”

Ndreu shtoi se mbetet pjesë e rëndësishme që të vijojë standardi i pastërtisë dhe cilësi shërbimesh, ndërsa në dispozicion të pushuesve do të ketë një qendër që do të trajtojë të gjithë problematikat që mund të hasen përgjatë sezonit turistik.

1 nga 15

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›