E Diel, 1 Nëntor 2026

Sfida me Finlandën/ Hysaj i bindur: Duhet të renditemi të parët e grupit, kemi kualitet në ekip

FINLANDË- Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, ka folur në konferencën për shtyp në prag të sfidës së radhës kundër Finlandës, duke u ndalur te grupi, lojtarët e rinj dhe filozofia e re e ekipit.

Ai theksoi se përvojën e tij ndër vite është munduar ta përçojë tek futbollistët e rinj, me qëllim që ekipi të jetë kompakt dhe konkurrues për objektivat.

Mbrojtësi kuqezi vlerësoi forcën e grupit, duke theksuar se Shqipëria duhet të synojë kreun. Hysaj foli edhe për ndryshimet në mënyrën e lojës nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, duke evidentuar qasjen më sulmuese të ekipit.

“Kam ndarë përvojë nga ato që kam kaluar në të kaluarën. Duhet t’i marrim të rinjtë, që t’u japim një dorë për t’u rritur. Janë lojtarë me kualitete dhe s’kanë nevojë për shumë ndihmë. Jam i kënaqur në këtë pjesë. Kemi skuadër shumë të fortë.

Grupi është i fortë, Finlanda dhe Bjellorusia kanë të njëjtin nivel me ne. Duhet të kalojmë këtë grup dhe duhet të jemi të parët.

Trajneri po na jep një dorë për të bërë një lojë të bukur dhe më sulmuese. Në mbrojtje nuk po dalin shumë, ndërsa mesfusha dhe sulmi kanë lojtarë me kualitet”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›