Sfidë e veçantë kundër Portugalisë, Kimmich feston 100 paraqitje me fanellën e Gjermanisë

Gjysmëfinalja kundër Portugalisë sonte do të jetë një ngjarje edhe më e veçantë për Joshua Kimmich, jo vetëm për shkak të rëndësisë së ndeshjes së Ligës së Kombeve.
Mesfushori 30-vjeçar, simbol i Bayernit të Mynihut, do të arrijë rekordin e 100 paraqitjeve me ekipin kombëtar gjerman, me të cilin ai krenohet me tetë gola dhe duke mbajtur shiritin e kapitenit.
Situata ka ndryshuar shumë nga 29 maji i vitit 2016, dita e debutimit të tij me “Mannschaft” në moshën 21 vjeç dhe nën drejtimin e trajnerit Low.