E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sfidues dhe i gjithmonshëm

Fehmi Ajvazi

ESE/ Shkrimtarët, janë misionarët e parë dhe të fundit që e drejtojnë vetëdijen tonë nëpër univers (pa asnjë lloj interesi), dhe që e mbrojnë (aq sa munden) nga rrëmujat, nga injorancat, nga barbaritë, nga zbrastësitë dhe harresat kolektive. Mbi të gjitha: nga harresat! Ndonëse harresa është njerëzore ska asgjë më të shëmtuar, më plëngprishëse, më fatale se ajo

Nga Fehmi Ajvazi

Shkrimtari, cili është ky? A mund të zbërthehet qenia e tij, figura e tij komplekse, misioni i tij? Vështirë! Identiteti i shkrimtarit, është fillim e mbarim një pasqyrë e intuitës, e imazheve dhe e rrëfimeve të tij të gjalla fizike dhe shpirtërore! Fati jetësor i shkrimtarit, është zanati i shkrimit. Shkrimi, nënkupton  paraqitjen pamore të sendeve dhe mendimeve të shprehura në një gjuhë, duke përdorur shkronjat apo shenjat. Pas përkthimit gojor, shkrimi është mënyra e parë e komunikimit mes njerëzve,dhe mjeti i parë i përdorur për ruajtjen dhe përçimin e të dhënave dhe të informacionit (Wikipedia). Mendoj që ska ideologji më domethënënëse, më prijetare se ideologjia e shkrimit-e krijimit. Në mes të kësaj ideologjie të fuqishme dhe të përsosur, është shkrimtari. Shkrimi, e dini, erdhi pas fjalës. Por ndërsa që fjala harrohet, shkrimi mbetet përgjithmonë. Shkrimi është shenjë, dëshmi. Historia e njerëzimit, nga libri i parë Bibla e paskëtej, është shtresuar si mbamendje dhe si dokument universal, mu përmes shkrimit. Sikur Iliada të mos ishte shkruar një ditë, vështirë se do ruhej! Ta zëmë: si gojëdhënë, si rapsodi etj. Gjithandej, edhe Kodi i Hamurabit si monument juridik dhe shumë pasuri të tjera përrallore letrare-artistike, filozofike, politike të krijuara nëpër mileniume, e që janë pasqyrë krijuese e apostujve të mendimit të kthjellët njerëzorë, janë një katakombë e diturive dhe e dokumenteve që pasqyrojnë dhe ruajnë procese të ndryshme zhvillimore-njerëzore. Mos harroni asnjëherë që shkrimi-krijimi është prodhim special mendorë dhe faktik, pavarësisht se nga cila shkallë natyrore krijuese formulohet dhe materializohet. Pra, është shkrimtari-ky i dërguar, ky mjeshtër i gjithmonshëm: sfidues që demonstron përpjekjen identitare, energjinë njerëzore të mendjes e krijimit, e cila u qëndron stuhive dhe rrëmeteve për të pasqyruar kornizat e universit zhvillues njerëzorë karshi botës së hiçit, karshi regresit dhe rrëmujave.

Shkrimi si mision

Shkrimi, është dëshmi. Gjykim. Identitet. Shkrimi (gati, pa përjashtim), ose është gjysmëletërsi, ose është letërsi. E qartë: pa shkrimtarin, sdo të kishim letërsi. Pa letërsi, sdo kishim kulture! Pa kulturë, besoni apo jo, sdo të kishte as filozofi, as mendim politikë të qartë, as art vizuel pa të cilin sjetohet! Ta zëmë, poezia është mbretëreshë e krijimit dhe kjo e vërtetë,sdo koment.  Tregimi, më duket që është një shemër e romanit! Romani: cështë? Është logu, është galeria, është katakombi që e ruan krijimin njerëzor: të gjallë, në jetë të jetëve. Në të vërtetë romani, mendoj që është olimpi narrativ i kudoshëm, gjithëpërfshirës që mund të huazohet si motiv nga një ngjarje politike, nga një incident, nga një luftë, nga një krim, nga një sistem me një fjalë: nga një epokë e tërë historike njerëzore, e cilësdo natyrë.

Jo rastësisht, shkrimtari mbetet një luftëtar që kurrë skthehet në shtëpi. Fillim e fund. Mbetet një gjurmues i kudoshëm, i cili bazuar në misionin e tij mediton, hulumton, saktëson, gjurmon, përshkruan, detajizon natyrën njerëzore: më saktë, historinë njerëzore. Në kërkim të zbatimit të misionit të tij, shkrimtari sfle kurrë. Disa herë i përbuzur dhe i nëpërkëmbur (andej ku ka mbretëruar dhe mbretëron vetëdija e zbehtë dhe anticivilizuese, injoranca, moslexim), shkrimtari e sfidon me përkushtim ideal misionin e tij krijues. Pse.? Ngase, ai e di që është një i dërguar-një mesi! Në të vërtetë: ai, smund të shmanget nga misioni i tij. Epo, ka pak njerëz që nga një qendër e panjohur kozmike, mistike, sekrete u bie fati, të marrin dhe të përhapin misione! Logjikisht, shkrimtari fiton edhe famë të madhe-të gjithmonshme! Por shkrimtari shkrimtari i mirë (ndryshe nga të tjerët), kurrë se keqpërdorë famën e tij! E kundërta: ai, disa herë gjendet i anatemuar apo anatemohet nga mendja e ngathtë, nga politika anarko-inkuzicioniste. Dhe, nuk reagon. Heshtë. Duron. Perandorët, mbretërit, diktatorët më shumë, i kanë likuiduar moralishtë dhe fizikishtë shkrimtarët-krijuesit e talentuar. Njëkohësisht, edhe i kanë adhuruar dhe i kanë mbajtur pranë vetëm me një qëllim:  për ta sofistikuar e mbajtur të fshehur sëmundjen e tyre të pashërueshme: sundimin

Shkrimtari me identitet të qartë personal-krijues, kurrë spranon të nënshtrohet. Krijuesi i denjë, në përgjithësi Historikisht, ky tip i shkrimtarit-krijuesit, ka gjetur rrugë dytësore për tu mbrojtur, për tprotestuar, më shumë se sa për tu lakuar. Shkrimtari me identitet, ka zgjedhur sagën e mosnënshtrimit dhe të sakrificës, në vend të frymës me shkëlqim të rremë. Në kohë të turbullta, shkrimtari merr në sy tagrin e sakrificës dhe ngrihet mbi dëshirat dhe interesat e tij personale, gjithandej: në mbrojtje të interesit shoqërorë, nacional, kulturorë, gjuhësor etj. Idetë, imazhet e tij, vizionet në formë skicash e tezash kulturo-politike konsiderohen si udhërrëfim drejt daljes në breg, ose drejt të ardhmes njerëzore ndryshe. Mendja e tij ( mendja e shkrimtarit), përpara se fjala, konsiderohet pak a shumë e pagabueshme. Por, pse nuk gabon shkrimtari? Sepse, ai sështë si të tjerët. Të mos harroj: e kamë fjalën për shkrimtarin e zgjedhur-të mirë, për shkrimtarin brilant dhe me kulturë të denjë, për shkrimtarinmbret…!

Intuita dhe imagjinata e shkrimtarit të jashtëzakonshëm (Borhes, Miller, Kadare, Havel, Markez), është inteligjente. Pse jo: superiteligjente. Në përgjithësi shkrimtarët, janë misionarët e parë dhe të fundit që e drejtojnë vetëdijen tonë nëpër univers (pa asnjë lloj interesi), dhe që e mbrojnë (aq sa munden) nga rrëmujat, nga injorancat, nga barbaritë, nga zbrastësitë dhe harresat kolektive. Mbi të gjitha: nga harresat! Ndonëse harresa është njerëzore ska asgjë më të shëmtuar, më plëngprishëse, më fatale se ajo

Goditja e harresës

Harresa, është vrasëse. Flakeni në shportën e mbeturinave. Mos i bëni vend askund, sidomos në shtresat trurore. Ska të ardhme, pa kujtesë! Epo, është shkrimi që e bën të kundërtën si asgjë tjetër: e godet harresën. Shkrimi, është gjysma e kujtesës së gjallë! Kujtesa rrëfimtare dhe fuqia e artit shkrimorë, buron nga një qendër vullkanike mendore që sa herë shpërthen, nxjerr jo tym e llavë, por shkëlqim dhe dritë! Samarago, thotë që kujtesa kolektive nuk zgjat shumë, ajo që ka peshë është kujtesa individuale. Shkrimtari, është i vetmi që e kuron pandërprerë harresën popullore-shoqërore. Shkrimtari është gjurmues i palodhshëm, latues, vrojtues, goditës, mëshirues, pajtues, fanar.

Shkrimtari i madh, ka potenciale të pashtershme krijimi. Shkrimtari, ka intuitë meditimi prej skifterësh Shkrimtari parandjenë, njësoj siç e parandjejnë kafshët tërmetin e madh! Shkrimtari, jeton në dy kohë: përnjëherëAi, posedon energji të bollshme për të disejnuar dhe ridisejnuar me mijëra ngjarje, rrëfime, procese. Shkrimtari i mirë, jeton nga imazhet. Në të vërtetë, shpirti i tij ushqehet nga aftësia për të pasqyruar botën e djeshme dhe të sotme, me një fjalë: botën e ardhshmeNë anën tjetër, palca e tij fizike (ai është qenie njerëzore, si të gjithë ne), mbahet nga energjia kontinuitive e cila energji, u jep jetë ngjarjeve apo i kthen ato në jetë, i projekton ngjarjet e bazuara pa ua dëmtuar thelbin njësoj siç e projekton arkitekti një pallat shumëkatësh. Më saktë: siç e pikturon piktori, punimin e tij të zemrës!

Shkrimtari produktiv, spushon dot! Ne, nuk kemi lexuar libra sa ka shkr

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›