E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sfilatë e fëmijëve të QKKF, me veshje të frymëzuara nga kostumet kombëtare

TIRANË, 26 nëntor/ATSH/ 30 kostume me motive tradicionale shqiptare, punuar me durim dhe dashuri nga fëmijët e Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, u prezantuan në një aktivitet në mjediset e Qendrës për Hapje e Dialog (COD).

Aktiviteti, nën kujdesin e mësuese Serginës, nuk ishte thjesht një sfilatë veshjesh, por aty u prezantuan edhe objekte të ruajtura në kohë, të cilat evokojnë krenarinë dhe atdhedashurinë.

Njëri prej fëmijëve, Natanieli, solli një kuti bizhuterish të vjetër të gjyshes, Klajda, një kandil, Orthea, një shtambë të vjetër. Secili prej tyre solli një copëz fëmijërie të trashëguar nga familja e tyre brez pas brezi. Kush një qilim të vjetër e kush një copë të qendisur.

“Ajo që i bëri të gjithë bashkë në sfilatën “Krenari mbi supe” ishte dashuria për vendin”, shkroi QKKF në rrjetet sociale.

Sfilate me kostume kombetare. Fotot Agim Dobi 1 nga 7

/a.f/r.e/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›